“Juventusi favorit, ka bërë merkato inteligjente! Motën e kam ndjekur që te Xhenoa”, Tare skanon Serinë A: Kujdes nga Napoli i Kontes

Igli Tare ka dhënë një intervistë për “Repubblica Bologna”, ku ka skanuar ekipet kryesore të Serisë A. Ish-sulmuesi shqiptar e sheh Interin sërish të fortë, ndërsa thekson se Napoli do të jetë i vështirë për të gjithë. Tare sheh favorit për titullin kampion Juventusin, teksa shpreh vlerësimin e tij për trajnerin Tiago Mota.

“Interi më duket ende shumë solid. Milani do të ketë një sezon të rëndësishëm, sepse ata janë fokusuar te një trajner si Fonseka, që ka idenë e tij të qartë të lojës dhe mua më duket se klubi po kryen një merkato të dobishme. Napoli i Kontes me vetëm një ndeshje në javë do t’i shkajtojë probleme shumë ekipeve. Sot është ende një kantier. Unë e thashë një muaj më parë se sa delikate ishte çështja Lukaku-Osimhen dhe se Konte kujdeset shumë për përgatitjen e tij atletike. Do të jetë një Napoli i vështirë.

Juventusi? Ekipi është ende i paplotë, por merkato deri tani ka qenë shumë inteligjente. Duglas Luizi dhe Kéfren Turami më duken dy lojtarë të nivelit më të lartë, Tiago ka nevojë për njerëz që kanë shumë karakteristika dhe janë shumë të ndryshëm nga secili. Mendoj se do të jetë një nga favoritët.

A tregoi vërtet Mota shumë në Bolonjë? Fillova ta ndiqja me shumë vëmendje kur ishte në Xhenova dhe megjithëse nuk zgjati shumë dhe nuk mori rezultatet e dëshiruara, e kuptova vlerën e tij, e shihje dorën e tij. Në La Specia mundi t’i rezistonte momenteve shumë të vështira. Mbaj mend kur fitoi në Napoli me autogol, dukej në prag të shkarkimit. Napoleoni kishte të drejtë, gjeneralët gjithashtu duhet të jenë me fat, jo vetëm të mirë”, ka thënë Igli Tare./Sport Ekspres/