Juventusi mbetet i pamposhtur në Serinë A, bardhezinjtë e Motës marrin tre pikët në kampionat

Pas dy barazimeve radhazi, Juventusi ka gjetur sërish rrugën drejt fitores. Bardhezinjtë e Tiago Motës kanë mposhtur sot Udinezen në transfertë. Ndeshja është vendosur që në pjesën e parë të saj. Fillimisht ishte një autogol i Okojesë në minutën e 19 ai që zhbllokoi rezultatin, ndërsa në të 37-n Savona dyfishoi shifrat.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit dhe Juventusi u largua me një fitore 0-2 nga Udine. Tashmë bardhezinjtë kanë shkuar në kuotën e 21 pikëve, 4 më pak se Napoli kryesues. Vlen për t’u theksuar se ekipi i drejtuar nga Tiago Mota ende nuk e ka pësuar humbjen e parë në këto 11 javë të zhvilluara në Serinë A./Sport Ekspres/