Juventusi mbetet i pamposhtur në Serinë A, nuk ka fitues në derbin kundër Milanit

Ka përfunduar pa fitues derbi i kampionëve mes Juventusit dhe Milanit. Majk Menjo dhe Di Gregorio i kanë mbajtur rrjetat e tyre të paprekura, teksa ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Përtej rezultatit, skuadrat patën një baraspeshë edhe në aspektin e statistikave.

Rastin më të pastër në këtë sfidë e pati Milani. Pulisiçi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53-të, duke humbur kështu shansin për të marrë tre pikët në këtë transfertë të vështirë. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e 3-të në Serinë A me 13 pikë të grumbulluara, ndërsa Juventusi vazhdon të mbetet i pamposhtur në vendin e 5-të të renditjes./Sport Ekspres/