“Ka 2 vite dhe nuk di, mëso spanjisht”! Arsyeja e pazakontë, trajneri i Kilit përjashton sulmuesin e Premier League para miqësores me Shqipërinë

Shqipëria do të luajë një miqësore të pazakontë, kundër një Kombëtare si Kili. Në datën 22 mars, kuqezinjtë do të përballin forcat me Kilin. Por para këtij takimi, nga kampi kundërshtar vjen një lajm shumë interesant. Trajneri i tyre, Ricarde Garca, ka përjashtuar sulmuesin Ben Brereton Diaz. Aktualisht ky futbollist është në huazim te Sheffield Utd në Premier League. I lindur në Angli, Diaz zgjodhi Kilin pasi nuk kishte asnjë mundësi për të vazhduar te Anglia, pavarësisht se i ka përfaqësuar me grupmoshat.

27 ndeshje dhe 7 gola, këto janë shifrat e tij te Kili deri tani, por nuk do të jetë në ndeshjen kundër Shqipërisë pasi trajneri e ka hequr nga ekipi, të paktën për këto miqësore të marsit. “Unë dua që Diaz të mësoj spanjisht. Ka dy vite që është thirrur në Kombëtare, ka pasur kohë të mjaftueshme për të mësuar spanjisht, por nuk e ka bërë. Unë e konsideroj esenciale këtë gjë për komunikimin me shokët e ekipit, me mua, me stafin teknik, me njerëzit këtu dhe me shtypin’, tha Gareca. /Sport Ekspres/