Mbrojtësi legjendar italian, Leonardo Bonucci, i jep fund karrierës së tij si lojtar në fund të këtij sezoni. Fenerbahçe, tashmë i ka dhënë lamtumirën në rrjetet sociale. Klubi i Stambollit publikoi një foto të Bonuccit duke mbajtur një fanellë të firmosur në shoqërinë e trajnerit Kartal dhe pjesës tjetër të ekipit.
Ka një mundësi, por është e vështirë të pritet që Leonardo Bonucci të fitojë kampionatin turk në fund të sezonit të tij karrierës. Fenerbahçe duhet të mposhtë Instabulsporin në javën e fundit dhe në të njëjtën kohë Galatasaray duhet të humbasë ndaj Konyasporit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/