Ka lënë pas Rydigerin dhe Kanselon, Mario Mitaj është mes mbrojtësve më të mirë të EURO 2024-s

Ka lënë pas Rydigerin dhe Kanselon, Mario Mitaj është mes mbrojtësve më të mirë të EURO 2024-s

Mario Mitaj ka dëshmuar cilësitë e tij edhe në nivelin më të lartë të Europës sa i përket rangut të ekipeve kombëtare. Mbrojtësi shqiptar ka bindur edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj në emër si Italia, Spanja dhe Kroacia. Lojtari i Lokomotivës së Moskës është përfshirë në 10 mbrojtësit më të mirë të fazës së grupeve rmtë Kampionatit Europian.

Mario Mitaj ka fituar zotërimin e topit ndaj kundërshtarit në plot 15 raste, po aq sa Peoe dhe Zalevski. Pas tij kanë mbetur emra si Rydigeri, Mitelshtadti dhe Kanseloja. Listën e kryeson Bastoni me 21 marrje të zotërimit të topit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/