Ka luajtur në total 2 minuta me Kombëtaren, Ardon Jashari kthehet me Zvicrën për të dëmtuar Kosovën

Ardon Jashari ka bërë debutimin e tij me Milanin në ndeshjen e djeshme kundër Cremoneses. Futbollisti shqiptar ka hyrë në vendin e Luka Modric dhe tregoi se në të ardhmen ka fjalën e tij për të thënë në elitën e futbollit italian.

Ndërkohë në stadium ishte edhe trajneri i Zvicrës që pa nga afër ndeshjen e zhvilluar nga Jashari. Deri tani, mesfushori kishte zhvilluar në total vetëm dy minuta në ndeshje zyrtare me Zvicrën, por do të jetë i ftuar në Kombëtare për dy ndeshjet e radhës dhe pritet që të jetë titullar kundër Kosovës dhe Sllovenisë.
Për fat të keq, Jashari do të përpiqet që të tregojë forcën e tij në ndeshjen ndaj shqiptarëve për të treguar se duhet të jetë pjesë e rëndësishme për Zvicrën. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/