“Ka makina policie dhe civilë kudo”! Gazetari tregon situatën direkt nga Serbia: Emrin e hotelit po e mbajnë sekret…

Shqipëria ka zbarkuar në Nish teksa po bëhet gati për ndeshjen kundër Serbisë. Në orën 16:30 do të mbahet konferenca e Silvinjos dhe e kapitenit të Kombëtares tonë, ndërkohë që pak më parë stafi u akomodua në hotel. Në një lidhje live për A2 Cnn, gazetari Altin Sulçe ka treguar atmosferën në Serbi.

“I gjithë perimetri i hotelit ka makina policie, ka punojës civil që kanë marrë masat për sigurinë. Nuk duan të kenë episode të këqija, tentuan 2-3 njerëz që të lëviznin pak më tej hotelit dhe policia na tha që nuk duhet të lëviz askush jashtë hotelit. Jam brenda hotelit të Kombëtares, ku sic thashë, emri i hotelit nuk bëhet i ditur për arsye sigurie, po mbahet i fshehtë. Në cdo cep të hotelit ka policë, civilë. Në momentin që erdhëm ishte si shtetrrethim, tani është qetësuar pak”, tha Sulçe. /Sport Ekspres/