Partizani do të përballet të premten në një ndeshje emocionuese kundër Egnatias. Ky takim i vlefshëm për javën e 7 të Superiores do të fillojë në orën 16:00. Ndërkohë para ndeshjes, trajneri i Partizanit, Veselinovic, ka folur në konferencë.
“Egnatia ka shumë kualitete, e kam ndjekur, kanë lojtarë që njihen me njëri-tjetrin. Ne kemi potencial për ta shfaqur. Problem mbetet pjesa e golit, nuk ka rëndësi kush shënon, është më mirë që golat të shpërndahen në lojtarë të ndryshëm.
Ka raste që ekipi nuk më përgjigjet ashtu si unë kërkoj, por kjo është detyra ime si trajner për ta përmirësuar atë. Ka ndeshje që mund ti fitosh edhe me fat, ndërkohë ne duhet vetëm të punojmë dhe të punojmë”, tha trajneri i Partizanit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/