Marash Kumbulla është duke luajtur shanset e tij për të fituar një vend në Romën e Gasperinit. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur sot kundër Trasteveres në një takim miqësor, që përfundoi me një rezultat tenstik për verdhekuqtë. Roma ka fituar me shifrat e thella 14-0. Në festivalin golave pati vend edhe për Marash Kumbullën.
Mbrojtësi shqiptar tundi rrjetën në minutën e 67, duke shënuar golin e 11 të kësaj miqësoreje. Gasperini duket se ka marrë përgjigjet e duhura nga ky takim, pavarësisht nivelit të dobët të kundërshtarit që skuadra e tij kshte në fushë./Sport Ekspres/