Manchester City nuk po kalon një moment të mirë, megjithëse po përpiqet më të gjitha forcat për të reaguar. Qytetarët kanë mësuar shortin e Champions League dhe do të përballen kundër Realit të Madridit. Më keq se kaq, nuk mund të kishte.
Por është vërtet interesante ajo që ndodh me kalendarin e Manchester City-t në shkurt, një muaj që do të duket më shumë i gjatë për anglezët. Në datën 2 shkurt, Manchester City do të përballet me Arsenalin në transfertë.
Ndërkohë në datën 11 ose 12 shkurt, do të luajë në shtëpi kundër Realit të Madridit në Champions League. Në datën 15 shkurt do të ketë pak qetësi për ta, nëse mund të quhet e tillë ndeshja në shtëpi kundër Neëcastle, një kundërshtar që është shumë i fortë dhe që vjen tre ditë pas ndeshjes me Realin.
Ndërkohën në datën 18 ose 19 shkurt vjen ndeshja e kthimit në Champions League, kundër Realit, në Spanjë. Në datën 23 shkurt, Manchester City do të ketë në shtëpi Liverpulin, ndërsa tre ditë më vonë, Totenhemin në transfertë. Dhe për të mbyllur të gjithë makthin e kalendarit mendon surpriza e madhe e këtij sezoni në Premier League, Notingham Forest, që luan në shtëpi në 3 mars kundër Manchester City. /Sport Ekspres/