Kalimi i Bernard Berishës te Dinamo merr jehonën edhe në Kroaci: Shqiptarët u forcuan para Hajdukut

Dinamo do të ketë një ndeshje finale kundër Hajduk Split, atje ku do të kërkojë kalimin për fazën e Play Off të Conference League. Misioni është shumë i vështirë duke ditur organikën që kanë në përbërje kroatët.

Megjithatë gjithçka është e mundur dhe rezultati 2-1 mban ende në lojë shqiptarët për ndeshjen e kthimit. Media kroate, 24 sata.hr, i ka kushtuar një vëmendje të madhe përforcimit të Dinamos me Bernard Berishën.

Berisha është rikthyer në krah të Dajës, një trajner që ia di mirë të gjitha cilësitë këtij futbollisti. “33-vjeçari njihet për shpejtësinë e tij, teknikën dhe vizionin që ka në fushë, një përforcim i madh para ndeshjes me Hajdukun”, shkruan media kroate. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/