Anis Mehmeti ka kaluar një sezon fantastik në Angli me Bristol City. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonisti kryesor i kësaj skuadre në Championship me golat e shënuar. Për shkak të kësaj forme fantastike, shqiptari ka tërhequr interesimin e disa skuadrave.
Në fund ai zgjodhi që t’i bashkohet Ipsëich Toën. Zyrtarizimi ka ardhur dhe Mehmeti do të jetë pjesë e kësaj skuadre deri në 2029, ndërsa për të janë paguar rreth 3.5 milionë euro. Vërtet interesante fakti që ndeshja e fundit ishte pikërisht mes Ipsëich Toën dhe Bristol City e mbyllur në shifrat 2-0.
Por nuk është vetëm ky treguesi për faktin se Mehmeti ka kaluar një hap përpara në karrierë. Ipsëichi mban vendin e 3 të renditjes, ndërsa dy vendet e para marrin biletën direkte për në Premier League. Ipsëich ndodhet vetëm dy pikë larg Middlesbrough të vendit të dyutë dhe tetë pikë larg vendit të parë, ndërsa Bristol City ndodhet në vendin e 11 të renditjes me 40 pikë, pa pasur shpresa për kalimin në elitë në sezonin tjetër. /Sport Ekspres/