Xavi ka shprehur hapur ankesat e tij për mediat. Trajneri i Barcelonës është i pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet nga ana mediatike skuadra e tij. Ish-mesfushori i njohur ka thënë se mesazhet në drejtim të tij janë trishtuese dhe se asnjë gazetar nuk e uroi për kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Champions League.
“Kam marrë mesazhe si të ishte një fu.neral, sikur babai ose nëna ime të kishin ndërruar jetë. Askush nga ju nuk më uroi për kualifikimin në konferencën e fundit për shtyp. Pas Atletikos ne ishim një 10, tani jemi 0. Unë nuk do të jem negative. I besoj këtij grupi. Jemi të bashkuar, të gjithë së bashku”, ka deklaruar Xavi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/