Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in.
Silvinjo: “Kemi parë gjëra interesante për skuadrën. Jam i lumtur edhe për rezultatin, edhe për mënyrën se si është prezantuar skuadra. Jam shumë i kënaqur edhe me debutimet si Dajsinani, Gripshi dhe Cake. Dilema për zgjedhjet e lojtarëve? Kjo është një dhimje e mirë koke për trajnerin. Çdo fundjavë vëzhdojmë nga 10 lojtarë, të cilët mund t’i marrim në Kombëtare. Hoxha po luan mirë me skuadrën e tij. Para 10 ditësh pati një lëndim të vogël. E telefonuam për ta pyetur dhe nuk ishte problematike. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai po rritet shumë si lojtar në muajt e fundit. Doja ta përmendja.
Një ndeshje është një mundësi që një lojtar të duket. Mihaj ka bërë një rrugëtim prej dy vitesh për ne. Lojtar i sigurtë dhe inteligjent. Ishte në Europian me ne. Ka shumë lojtarë të pozicionuar në qendrën e mbrojtjes, të cilët mund t’i zgjedhim. Mehmeti? Duhet të jem shumë i kujdesshëm kur flas për një lojtar që nuk është me ne. Ne kemi 25 lojtarë. Ne shohim kundërshtarët dhe në bazë të karakteristikave të tyre zgjedhim lojtarët. E kam ndjekur Mehmetin. Kam marrë një avion dhe kam shkuar për ta vizituar në Angli. Ai është një lojtar që luan në të majtë. Vetëm në të majtë, jo në të djathtë. Por aty kemi një mbingarkesë. Kemi Hoxhën, Uzunin, Bajramin, Muçin, edhe Broja mund të luajë në të majtë”.
Hysaj: “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët”./Sport Ekspres/