Kampionati i futbollit amator 5×5 uli siparin mbrëmjen e djeshme me finalen për titullin kampion, mes skuadrave Drini Sport dhe Art-inox.
Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Futboll Republik”, Drini Sport dhuroi spektakël dhe dominoi plotësisht finalen, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0.
Finalja u ndoq nga një numër i madh tifozësh, të cilët krijuan një atmosferë entuziaste në kompleksin ku u luajt ndeshja.
Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku kupa për ekipin kampion dhe medaljet për finalistët u shpërndanë nga specialisti i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Erald Muca.