Tirana U-15 është zyrtarisht ekipi kampion i edicioni futbollistik 2023/2024 në kampionatin “Abissnet Superiore” për këtë grupmoshë.
Bardheblutë e vegjël luajtën ndeshjen e fundit të kampionatit me Partizanin. Derbi përfundoi në barazim 1-1 por pa ndikuar në çështjen e titullit pasi bardhelutë e kishin siguruar më parë falë diferencës që kishin me kundërshtarët më të afërt, Teuta dhe Vllaznia.
Kryeqytetasit në 26 ndeshje të luajtura kanë fituar 21, kanë barazuar në 3 ndeshje dhe kanë humbur vetën 2 sfida, duke grumbulluar në total 43 pikë.
Në përfundim të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia për dorëzimin e titullit kampion nga FSHF. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi futbollistëve të Tiranës U-15 trofeun e kampionit dhe medaljet.