Kanë paratë e duhura për të kryer transferimin, klubi i Serisë A kërkon Shpendin

Sezoni i ardhshëm mund ta gjejë Kristjan Shpendin në Serinë A. Sulmuesi shqiptar është në listën e Kaljarit për të zëvendësuar Pikolin. Ky i fundit do të transferohet në radhët e Fiorentinës për shifrën e 25 milionë eurove dhe Shpendi shihet si njeriu i duhur për ta zëvendësuar.

Guido Anxheloxi, drejtori sportiv i Kaljarit, e ka mbajtur nën vëzhgim prej kohësh 22-vjeçarin. Me kalimin e Pikolit në Firence, klubi sard do të ketë paratë e nevojshme për të kënaqur Çezenën. Bardhezinjtë kërkojnë 10 milionë euro për transferimin e Kristjan Shpendit./Sport Ekspres/