Kanë pësuar 7 gola në dy ndeshjet e fundit, Ançeloti pas humbjes me Milanin: Du të shqetësohemi, nuk jemi të organizuar në fushë

Reali i Madridit ka pësuar një humbje të papritur në Ligën e Kampionëve. “Los blancos” janë mposhtur në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Milani. Shtatë golat e pësuar në dy përballjet e fundit janë një kambanë alarmi për ekipin e Realit. Ançeloti ka thënë pas ndeshjes se skuadra duhet të jetë e shqetësuar pas këtyre humbjeve.

“Duhet të jemi të shqetësuar, sepse ekipi nuk po jep një version të mirë. Në ndeshjet e fundit na ka munguar shumë qendrueshmëria. Duhet të punojmë. Duhet të jemi më kompakt, më të organizuar. Kemi pësuar shumë gola. Ekipi nuk është i organizuar në fushën e lojës”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/