Interi i befasoi të gjithë sportdashësit me paraqitjen zhgënjyese në finalen e Ligës së Kampionëve. Humbja e thellë 5-0 ishte e papritur për opinionin sportiv. Di Kanio e ka konsideruar të papranueshme lojën e Interit, duke i konsideruar si amatoresk golat e pësuar nga zikaltrit.
“E papranueshme, e pakuptueshme, e papranueshme. Nuk mund të luash në këtë mënyrë në një finale të Ligës së Kampionëve. Kanë pësuar gola si në kalçeto”, është shprehur Paolo Di Kanio./Sport Ekspres/