Egnatia është eliminuar nga Champions League nga ekipi serb i Bosnje Hercegovinës, Borac. Pas fitores 2-1 dhe humbjes 0-1 në ndeshjen e parë, ekipi shqiptar përfundoi në ruletën ruse, atje ku miqtë ia dolën me sukses.
Menjëherë pas ndeshjes, kapiteni i Borac, Grahovac, u shpreh: “Sinqerisht, për mua kjo është fitorja më e bukur në karrierën time, ka emocione të veçanta. E kam të vështirë të flas, jam kthyer një vit më parë. Kam qenë jashtë vendit për kaq shumë vite, luajta 7 herë në grupet e Europa League, kundër skuadrave të mëdha evropiane, por për mua kjo ishte ndeshja më e madhe në karrierën time dhe fitorja më e ëmbël”, tha Grahovac.
Nga ana tjetër, trajneri i Borac, tha: “Djemtë e merituan, ishim pak më të mirë se kundërshtari. Penalltitë është hera e tretë që unë sfidoj fatin, ekipet e mia janë eliminuar dy herë kështu nga Trnava dhe Apoel, por ajo që bën djemtë kundër Egnatias, i falënderoj nga zemra. Treguan shumë karakter dhe treguan që janë gati psikologjikisht për të përballuar momente të tilla. Ata luftuan si luan”, u shpreh trajneri. /Sport Ekspres/