Lamine Yamal nxiti pasionet përpara El Clasico-s. Ylli i Barcelonës e quajti publikisht Real Madridin hajdutë. “Real Madridi vazhdimisht vjedh dhe ankohet. Ata gjithmonë e bëjnë këtë”, ishin fjalët e Yamal.
Lojtarët e Real Madridit janë të tërbuar me yllin 18-vjeçar. Ai do të marrë trajtim të veçantë në El Clasico sot, me kapitenin Dani Carvajal që do të dalë në fushë. 33-vjeçari do të zhvillojë një bisedë me kolegun e tij të Spanjës për t’i treguar mungesën e respektit.
“E gjithë skuadra e Real Madridit është jashtëzakonisht e zemëruar për komentet e tij. Kapiteni i Real Madridit, Dani Carvajal, do të zhvillojë një bisedë me Yamalin sot dhe do t’i kërkojë atij të tregojë më shumë respekt. Është e sigurt që Yamal nuk do të jetë i qetë as në fushë. Turma do të jetë armiqësore ndaj tij dhe 18-vjeçari me siguri do të luajë nën një presion të madh”, shkruhet në median spanjolle. /Sport Ekspres/