Berat Gjimshiti ka humbur vendin e titullarit te Atalanta. Kapitenit të Kombëtares shqiptare i mungojnë minutat përpara sfidës vendimtare kundër Polonisë. Lojtari kuqezi do ta nisë sërish ndeshjen nga stoli për Atalantën.
Paladino ka preferuar treshën Hien, Kolashinac dhe Bernaskoni mbrëmjen e sotme kundër Bajernit të Mynihut. Ndërkohë në 6 ndeshjet e fundit të zhvilluara me Atalantën, 5 prej tyre Berat Gjimshiti i ka nisur nga stoli./Sport Ekspres/