Karlo Ançeloti ka një kërkesë të veçantë për mesfushorin e tij: Duhet të jesh më arrogant

Federiko Valverde po paraqitet mjaft mirë në këtë sezon të ri futbollistik. Mesfushori uruguajan ka marrë përsipër zëvendësimin e Toni Krosit dhe deri më tani po e kryen me sukses detyrën e tij. Megjithatë, ka ende vend për përmirësim. Diçka të tillë e ka pranuar edhe vetë Ançeloti në konferencë për shtyp. Trajneri italian i ka thurur elozhe Valverdes, por nga ana tjetër ka një kërkesë të veçantë për të, të jetë më tepër arrogant.

“Ai ka ende për të përmirësuar. Duhet të ketë më tepër personalitet, më tepër karakter. Është një person shumë i përulur, por që e kupton se është i fortë. Profili i tij i përulur nga njëra anë është i mirë, sepse unë parapëlqej një lojtar të përulur përpara një lojtari arrogant. Por ndonjëherë pak arrogancë të bën të kesh një karakter më të fortë”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/