Bylis dhe Elbasani kanë arritur që të fitojnë takimet e tyre në Kategorinë e Parë. Bylis fitoi me shifrat 2-0 kundër Vorës. Souza shënoi në minutën e 34 dhe në minutën e fundit ishte Lajthia që solli qetësinë.
Ndërkohë Elbasani ia ka dalë edhe me 10 lojtarë kundër Burrelit në transfertë. Pere u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38, por Karakaci shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 65. Të dy këto ekipe kanë nisur shkëputjen nga ndjekësit dhe janë më afër Superiores. Nga krahu tjetër, Flamurtari dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola. /Sport Ekspres/