Kategoria e Parë/ Flamurtari mposht Erzenin në transfertë, Kukësi del i humbur nga Vora

Janë luajtur pasditen e sotme 5 nga 6 përballjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë. Flamurtari ka reaguar pas atij hapi fals në javën e parë të kampionatit. Vlonjatët kanë marrë një fitore 0-2 në transfertë përballë një skuadreje pretendente për t’u ngjitur në elitë, si Erzeni. Ndërkohë Kukësi ka dalë i humbur nga Vora. Verilindorët janë mposhtur me rezultatin 2-0.

Tre pikë ka arritur t’i marrë edhe Lushnja, e cila ka mposhtur Pogradecin me rezultatin e ngushtë 1-0. Ndërkaq, dy takimet e tjera kanë përfunduar në barazim. Burreli dhe Valbona janë larguar nga stadiumi me rrjeta të paprekura, ndërsa Apolonia ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 me Kastriotin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë:

Erzeni – Flamurtari 0-0

Vora – Kukësi 0-0

Lushnja – Pogradeci 1-0

Burreli – Valbona 0-0

Apolonia – Kastrioti 2-2