Kategoria e Parë rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së 7-të, që premtojnë përballje interesante si, Kukësi – Laçi, AF Luftëtari – Skënderbeu dhe Besa – Pogradeci.
Edhe ndeshjet e tjera janë të forta. Iliria do të luajë në transfertë ndaj Kastriotit, Korabi pret Lushnjen në shtëpi, ndërsa Apolonia përballet me Burrelin.
Kampionatin e Kategorisë së Parë e udhëheq Skënderbeu me 16 pikë, ndërsa Laçi dhe Iliria e ndjekin nga pas me nga 10 pikë secila. Të gjitha ndeshjet e javës së 7-të do të zhvillohen në orën 14:00.
Java 7
Kukësi – Laçi 19.10.2025 14:00
AF Luftëtari – Skënderbeu 19.10.2025 14:00
Besa – Pogradeci 19.10.2025 14:00
Kastrioti – Iliria 19.10.2025 14:00
Korabi – Lushnja 19.10.2025 14:00
Apolonia – Burreli 19.10.2025 14:00