Kategoria e Parë/ Kukësi dhe Kastrioti ngecin në zonën e ftohtë, Laçi dhe Pogradeci “tregojnë dhëmbët”

Kategoria e Parë/ Kukësi dhe Kastrioti ngecin në zonën e ftohtë, Laçi dhe Pogradeci “tregojnë dhëmbët”

Para pak minutash janë mbyllur tre sfida shumë të rëndësishme në Kategorinë e Parë. Kukësi nuk arrin dot që të dalë nga zona e ftohtë, por i vetmi sinjal pozitiv është fakti se pas disa humbjesh radhazi, këtë herë dalin të paktën me një pikë. Kukësi barazoi 2-2 ndaj Luftëtarit, ndërsa në krahun tjetër ishte Laçi që tregoi dhëmbët me Burrelin. Një fitore e thëllë në shifrat 4-0, po ashtu si edhe Pogradeci që nga krahu tjetër po me të njëjtat shifra, fitoi kundër Kastriotit. /Sport Ekspres/

Kukësi 2 – 2 Luftëtari (Sadiq 44′, Dragoshi 45+4′ / Nyanguila 11′, Isteri 45+3′)

Laçi 4 – 0 Burreli (Traore 36′, 66′, Jiakponna 61′, Kalaj 82′)

Pogradeci 4 – 0 Kastrioti (Greca 11′, Pius 55′, Babatunde 62′, Santi 89′)