Ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë do të luhen këtë të martë dhe të mërkurë. Apolonia – Iliria do të jetë ndeshja hapëse e kësaj jave të 9-të, që është programuar të luhet në ora 14:00.

Të gjitha ndeshjet e tjera të javës së 9-të do të luhen ditën e mërkurë në orën 14:00. Laçi do të udhëtojë drejt Gjirokastrës, ku do të përballet me ekipin e AF Luftëtarit. Një tjetër ndeshje me mjaft emocione do të jetë ajo mes Kastriotit dhe Skënderbeut që do të luhet në stadiumin “Redi Maloku”.

Në të njëjtën orë, Besa do të presë Kukësin në stadiumin “Luz i vogël”, ndërsa Lushnja do të përballet me Burrelin në transfertë. Sfida tjetër mjaft interesante e javës është ajo në Peshkopi, Korabi – Pogradeci.

Java 9    

Apolonia – Iliria 28.10.2025 14:00

AF Luftëtari – Laçi 29.10.2025 14:00

Besa – Kukësi 29.10.2025 14:00

Kastrioti – Skënderbeu  29.10.2025 14:00

Korabi – Pogradeci 29.10.2025 14:00

Burreli – Lushnja 29.10.2025 14:00