Kategoria e Parë ngriti sot siparin, Flamurtari befasohet në shtëpi nga Burreli dhe Kukësi e nis me fitore ndaj Erzenit

Kategoria e Parë ka ngritur siparin mbrëmjen e sotme. Kampionati ka nisur me befasi. Pavarësisht merkatos mjaft cilësore të kryer gjatë verës, Flamurtari ka humbur në javën e parë të sezonit. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 1-2 nga Burreli i drejtuar nga Bicaj, i cili e nis me fitore përvojën e tij të re si trajner.

Ndërkohë Kukësi ka marrë tre pikët e para. Verilindorët kanë mposhtur me rezultatin 1-0 Erzenin në shtëpi. Shijen e fitores e ka provuar edhe Vora, Pogradeci dhe Besa e Kavajës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Rezultatet e javës së parë të Kategorisë së Parë:

Korabi-Lushnja 0-0

Vora-Apolonia 1-0

Flamurtari-Burreli 1-2

Pogradeci-Kastrioti 3-1

Kukësi-Erzeni 1-0

Valbona-Besa 0-2