Kategoria e Parë, renditja/ Burreli i heq shpresën Besësë së Kavajës për biletën e Superiores, Flamurtari ia hedh paq me gafën

Kategoria e Parë, renditja/ Burreli i heq shpresën Besësë së Kavajës për biletën e Superiores, Flamurtari ia hedh paq me gafën

Në ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e Kategorisë së Parë. Vora vazhdon të jap spektakël dhe të ketë shkëputjen e madhe nga të tjerët, duke iu afruar edhe më shumë Superiores. Në ditën e sotme, kjo skuadër fitoi në shifrat 4-2 kundër Lushnjes.

Por ajo që është për t’u habitur, është padyshim rezultati që vjen nga ndjekësit e Vorës. Flamurtari i vendit të dytë, humbi në shifrat 1-2 nga Pogradeci. Por nga ky gabim i vlonjatëve nuk përfitoi Besa e Kavajës, që nëse më parë po fitonte çdo ndeshje duke ndjekur hapat e Vorës dhe Flamurtarit, në momentin më vendimtar ku do të afrohej me 4 pikë nga Flamurtari i vendit të dytë, aty ku jepet bileta direkte për në Superiore, Besa barazoi pa gola me Burrelin. /Sport Ekspres/

Flamurtari-Pogradeci 1-2 (Ememe 90+5’/ Zguro 65′, Pius 78′)

Valbona-Kastrioti 3-0 (Xhabaftoi 20′, Metali 82′, Balla 87′)

Vora-Lushnja 4-2 (Kasalla 32′, Ruzgis 65′, 77′, Lika 83/Kacanolli 27′, Korreshi 85′)

Besa-Burreli 0-0