Kategoria e Parë është rikthyer me gjashtë takime në ditën e sotme. Kryendeshja e kësaj jave mund të quhet ajo mes Flamurtarit dhe Besës së Kavajës. Një përballje direkte mes vendit të dytë dhe vendit të tretë. Për Besën e Kavajës kjo mund të quhet padyshim prova e fundit sa i përket luftës për dy vendet e para, që të japin një biletë direkte për në Superiore.
Por Flamurtari e ka mundur Besën me shifrat 3-1 falë golave të Pjeshkës, Ahmetajt dhe Bathës. Pas kësaj fitore, Flamurtari konsolidon veten i dyti dhe shuan thuajse të gjitha shpresat për Besën që të ëndërrojë një biletë direkte për në Superiore. Nga krahu tjetër Vora ka fituar me shifrat e thella 5-1 ndaj Erzenit. Zyrtarizimin e kësaj skuadre në Superiore e ndal vetëm koha, Vora jo vetëm që është pjesë e Superiores tanimë, por është shumë e frikshme. /Sport Ekspres/
Flamurtari 3 – 1 Besa (Pjeshka 50′, Ahmetaj 80′, Batha 90′ / Nonato 68′)
Apolonia 0 – 0 Pogradeci
Vora 5 – 1 Erzeni (Ruzgis 38′, Kasalla 45′, Ntephe 68′, 77′, Skënderi 83′ / Shtraza 88′)
Korabi 2 – 1 Kastrioti (T.Marku 16′, Sina 26′ / Musaj 59′)
Valbona 2 – 4 Lushnja (Llanaj 39′, Krasniqi 44′ / Ulluri 45′, Xhabrahimi 62′, Kamissoko 66′, Camko 90′)
Kukësi 0 – 3 Burreli (Ferruku 16′, Fetaj 58′, Murra 87′)