Në Kategorinë e Parë janë zhvilluar disa takime të rëndësishme në ditën e sotme. Pogradeci ka arritur të fitojë në shifrat 2-0 ndaj Kukësit, duke mos gabuar në këtë takim për të qenë në vendin e tretë dhe më afër vendeve që të dërgojnë direkt në Superiore. Nga ana tjetër dy vendet e para ishin në një përballje direkte teksa Laçi ka luajtur kundër Skënderbeut, duke fituar në shifrat 2-1. Me këtë fitore hapet sërish gara për vendin e parë në Kategorinë e Parë pasi korçarët janë vetëm katër pikë larg kurbinasve. /Sport Ekspres/
APOLONIA – KORABI 0 – 3 (Xhika 8′, Morina 68, Marku 79′)
BURRELI – KASTRIOTI 0 – 0
ILIRIA – LUFTËTARI 1 – 1 (Diarrassouba 90’/Isteri 42′)
POGRADECI – KUKËSI 2 – 0 (Pius 6′, 19′)
LAÇI – SKËNDERBEU 2 – 1 (Myrta 12′, Bibo 28’/Ukici 82′)
