Kategoria e Parë, renditja/ Vora dhe Flamurtari të pandalshme në rrugën drejt Superiores, Besa e Kavajës i ndjek me të njëjtin hap

Kategoria e Parë, renditja/ Vora dhe Flamurtari të pandalshme në rrugën drejt Superiores, Besa e Kavajës i ndjek me të njëjtin hap

Në ditën e sotme janë mbyllur ndeshjet e Kategorisë së Parë, atje ku kemi mësuar rezultatet e të gjitha takimeve të javës së 26. Asnjë surprizë nga të mëdhatë, teksa Vora dhe Flamurtari vazhdojnë të jenë të pandalshëm dhe të shkojnë të sigurt drejt ngjitjes në Superiore. Disi më të vështirë po e bën për Flamurtarin edhe Besa e Kavajës, që në ndeshjet e fundit nuk ka bërë asnjë gabim dhe sot ia dolën sërish kundër Kastriotit, 2-3. Vora arriti të fitonte falë një goli në fund me Korabin, ndërsa Flamurtari fitoi 1-2 ndaj Apolonisë. /Sport Ekspres/

POGRADECI 3-0 ERZENI  15′ Danladi, 55′ Alidema, 69′ Shkulaku

LUSHNJA 1-3 BURRELI  34′ Hida / 69′ Rosi Francino, 81′, 90+2 Ferruku

KASTRIOTI 2-3 BESA 36′ Goga, 44?(p) Moses Ajine / 30′, 53′, 74′ Nonato

APOLONIA 1-2 FLAMURTARI 45’+2′ Ndubuisi/ 26′ Oshafi, 68′ Shkurtaj

KORABI 0-1 VORA 83′ Ruzgis

KUKËSI 3-0 VALBONA 11′ Dragoshi. 41′ Pecani, 70′ Kristian