Emocionet e Kategorisë së Parë rikthehen këtë të shtunë, ku në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit të ri.
Iliria – Laçi, Kukësi – Apolonia, AF Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti, të gjitha me synimin për ta nisur sa më mbarë sezonin.
Më pas, në mbrëmje në orën 20:00, Skënderbeu do të nisë rrugëtimin e ri në shtëpi përballë Burrelit.
Java e parë do të mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci – Lushnja.
Kategoria e Parë – Java 1
E shtunë, 23 gusht
Iliria – Laçi 17:00
Kukësi – Apolonia 17:00
AF Luftëtari – Korabi 17:00
Besa – Kastrioti 17:00
Skënderbeu – Burreli 20:00
E diel, 24 gusht
Pogradeci – Lushnja 17:00