Katër klube shqiptare kampione në Ballkan, Deçiçi shpallet për herë të parë kampion në Mal të Zi

Katër klube shqiptare janë kampione në katër kampionate të ndryshme në Ballkan. Përpos “Abissnet Superiore”-s dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës, titullin e kanë fituar sot edhe Struga në Maqedoninë e Veriut dhe Deçiçi në Malin e Zi.

Skuadra nga Tuzi ka mposhtur sot në transfertë me rezultatin minimal 1-0 Sutjeskën. Tre pikë vendimtare, të cilat e kanë kurorëzuar Deçiçin kampion një javë përpara përfundimit të kampionatit. Kjo është hera e parë në histori për Deçiçin që arrin të fitojë trofeun më të rëndësishëm të futbollit malazez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/