“Ke dorë të lirë”! Real Madridi i jep “shkopin” në dorë Xabi Alonso-s për të ndëshkuar lojtarët: Ka problem me egon e tyre

Real Madridi pësoi një humbje të thellë ndaj PSG në mbrëmjen e djeshme, 4-0, duke u dorëzuar pa kushte dhe duke e përfunduar rrugën në Botërorin e klubeve. Ndërkohë më i kritikuari i momentit nga tifozët e Realit është trajneri Xabi Alonso.

I sapoardhur në skuadër, por kjo humbje ka mjaftuar për të shkarkuar gjithë emocionin negativ te ky trajner. Mediat spanjolle bëjnë të ditura se pas kësaj humbje, Real Madridi i ka thënë Xabi Alonso se do ta mbështesë atë, pavarësisht vendimeve që ai merr.

Madje në merkaton e verës, gjithcka do t’i lihet në dorë trajnerit dhe klubi do t’i përgjigjet për gjithë pjesën tjetër. Ndërkohë sipas drejtuesëve të Realit, problemi kryesor qëndron në egon e lojtarëve në skuadër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/