Kosova ka humbur ndaj Turqisë në shifrat 0-1, duke mos arritur dot që të kalojë në finalet e Botërorit. Shumë kritika ka marrë për performancën e tij Vedat Muriqi, ndërsa disa tifozë kanë shkuar më tej duke aluduar për një shitje ndeshje nga ana e sulmuesit. Ky i fundit nuk ka duruar dhe i ka kthyer përgjigje një tifozi që i kishte shkruar në rrjetet sociale.
“Turp të qoftë. Gjysmë turk që e flet turqishen, si shumica që janë të lindur në Prizren, por që është më patriot dhe që ndihet më kosovar se ti. Të mendosh që një lojtar i Kombëtares në një lojë vendimtare për shtetin e vet, të shesë lojën vetëm pse është i lindur në Prizren dhe flet turqisht, duhet të ketë probleme mentale ose të jetë një njeri pa gjak, pa ndjenja dhe pa respekt. Për një lojtar që i ka dhënë gjithçka për kombëtaren e Kosovës. Ty personalisht gjithë këtë mund, gjithë këtë dhimbje prej ditës së parë deri më dje që e kam bërë për futbollin e shtetit, për kombëtaren, kurrë hallall nuk ta bëj. Të dënoftë Zoti”, shkruan Muriqi. /Sport Ekspres/