Cili sulmues qendre duhet të jetë titullar ndaj Letonisë? Kjo është pyetja e shtruar nga Sport Ekspres, ndërsa në këtë sondazh gjendeshin emrat e katër futbollistëve, Manaj, Shpendi, Daku dhe Broja.
Për herë të parë, Armando Broja nuk është më emri më i parapëlqyer i tifozëve shqiptarë, të paktën ata që votuan në këtë sondazh. Madje Armando Broja vinte në vendin e dytë me një numër të përafërt votash me Mirlind Dakun që gjendej i treti.
Manaj gjendej në vendin e katërt me një mungesë pëlqimi të dukshme, ndërsa vendi i parë kryesohet frikshëm nga Cristian Shpendi. Thjeshtësia e treguar prej tij dhe kërcënimi i portës kundërshtare, pa bërë driblime të panevojshme dhe kthim topi mbrapa më kot, kanë bërë që tifozët shqiptarë të kërkojnë që të shohin Shpendin titullar. /Sport Ekspres/