Keidi Bare është pa ekip, dy klube të La Ligas shfaqen për të ardhmen e tij

Keidi Bare nuk është më pjesë e Espanjolit. Palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës, prandaj mesfushori shqiptar tashmë gjendet si lojtar i lirë në tregun e transferimeve. “TodoFichajes.com” bën me dije se futbollisti i është vetëofruar klubit Las Palmas, por këta të fundit kanë tjera plane për momentin. Megjithatë, alternativa Bare nuk hidhet poshtë plotësisht.

Ndërkohë një tjetër klub i lidhur me të ardhmen e fierakut 26-vjeçar është Real Vajadolodi. Këta të fundit u renditën të dytët në La Liga 2 sezonin që shkoi, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në elitë sezonin e ardhshëm. E ardhmja e Keidi Bares pritet të vendoset në javët në vijim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/