Tomas Strakosha ka qenë në qendër të kritikave për shkak të paraqitjeve jo të mira të zhvilluara së fundmi me AEK-un e Athinës në Europë. Por pavarësisht gabimeve që ka kryer, portieri shqiptar ka mbështetjen e trajnerit të tij. Almedia i ka dalë në krahë në konferencën për shtyp në prag të përballjes kundër Noahs në Ligën e Konferencës. I pyetur nëse AEK-u do të transferonte një portier tjetër, trajneri është përgjigjur se ka në skuadër dy trajnerë të mëdhenj. Ai i ka kujtuar opinionit sportiv se përpara gabimit Strakosha kishte dhënë disa asiste për shokët e skuadrës, duke ndërtuar aksione të rrezikshme për ekipin grek.
“Ne kemi nënshkruar me dy portierë shumë të mëdhenj. Kush mund të presë që dikush të lëndohet në ngrohjen para ndeshjes dhe i dyti vjen nga një Europian me një lojë të mirë dhe e kalon papritmas këtë fazë. Ne kemi portierë shumë të mëdhenj dhe duhet t’u besojmë atyre që të kenë besim. Kemi kuptuar gabime kolektive dhe individuale. Më lejoni t’ju kujtoj se edhe në ndeshjen e parë Strakosha kishte asistime dhe operacione të rëndësishme para se të gabonte. Kur dikush bën një gabim, njerëzit fillojnë të flasin. Fillojnë të kritikojnë dhe duket sikur je një katastrofë totale. Kushdo që rrezikon do të bëjë edhe gabime. Duhet të kuptojmë momentet”, ka thënë Matias Almeida./Halit Delibashi-Sport Ekspres/