“Kemi pak lakmi”! Valon Berisha: Tani u dolën këto “kosovarë”, ne jemi të gjithë shqiptarë, duhet të mbështesim Shqipërinë në Europian

Një deklaratë shumë e bukur ka ardhur nga lojtari i Kosovës, Valon Berisha. Ky i fundit i ka uruar fat Shqipërisë në rrugëtimin e Europianit të Gjermanisë, teksa u shpreh se dëshiron që kuqezinjtë të mbërrijnë sa më larg.

“Sigurisht që do të bëjmë tifoz për Shqipërinë. Ne gjithmonë themi jemi një, por realisht jemi një. Normal që kemi edhe pak lakmi që Shqipëria shkoi në Europian dhe ne jo, por prandaj duhet të jemi 100% me ta pasi ne nuk patëm mundësinë të shkonim aty. Ne shqiptarë jemi të gjithë, tani dolën këto “kosovarë”, jemi shqiptarë të gjithë. Duhet të mbështesim Shqipërinë, të bëjmë tifo për ta dhe të shkojë sa më larg”, tha Valon Berisha në ATV. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/