Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda, ka dalë në konferencën për shtyp para dy ndeshje miqësore. Fillimisht dardanët do të përballen me Armeninë dhe më pas do të masin forcat me Hungarinë. Foda ka thënë se dera është e hapur për çdo lojtarë që dëshiron të jetë pjesë e Kosovës.
“Ne kemi udhëtuar shumë. Në Bukuresht ishte ndihmësi im. Kemi pasur një grup prej 40-50 lojtarë. Por ne jemi përcaktuar për lojtarët që na kanë magjepsur më shumë. Gjithsesi secili prej këtyre lojtarëve duhet të tregojë më të mirën. Dyert janë të hapura për çdo lojtar. Secili do të ketë rastin për të treguar veten dhe të marr pjesë në ndeshje. Por po duam që këtyre lojtarëve që kemi përzgjedhur të kenë rastin të tregojnë veten”, tha Foda. /Sport Ekspres/