Këndoi me tallje kundër sulmuesit të Man City, Haland poshtëron Cucurrellan: Më kërkoi fanellë më parë ky njeriu qesharak

Dje, Manchester City mposhti Chelsean në transfertë me rezultatin 2-0 në derbin e javës së parë të Premier League dhe pas ndeshjes, në qendër të vëmendjes ishte Erling Haaland, i cili vendosi t’u përgjigjej të gjitha thirrjeve që Marc Cucurella kishte ndaj tij.

Cucurella arriti të fitojë Kampionatin Evropian me kombëtaren spanjolle, por gjatë festës së trofeut në Madrid, ai këndoi me tifozët një këngë në të cilën përmendet sulmuesi i Manchester Cityt. Ndërkohë Haland u hakmorr në mënyrën më të mirë pas fitores kundër Chelsea:

“Cucurella është një njeri qesharak. Sezonin e kaluar më kërkoi një fanellë, dhe më pas këtë verë këndoi një këngë për mua…”, tha Haaland. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/