Zllatan Ibrahimoviçi është treguar i ashpër me arbitrimin gjatë një konference për shtyp. Ish-sulmuesi i njohur ka kërkuar që arbitrat të kenë respekt për klubin kuqezi. Ai ka listuar gabimet e kryera nga Paireto në përballjen e fundit kundër Empolit. Sa i përket transferimit të Zhoao Feliksit, Ibrahimoviçi është shprehur se i janë nevojitur vetëm 5 minuta për të arritur marrëveshjen me portugezin.
“I thashë Pairetos se kërkoj vetëm respekt për Milanin dhe lojtarët e tij. Nëse gjërat do të shkonin keq, atëherë Uokeri do të ishte qendronte jashtë për një vit. Tomori? Është pasoja kur e lë lojën të vazhdojë. Për ne është e papranueshme, do të dërgojmë një letër te AIA-ja. Nuk është një situatë e pranueshme. E gjetëm veten me një lojtar më pak, ndërkohë që duhet ata duhet të kishin qenë me 10 për faullin kundër Uokerit. Ai vjen nga Liga Premier dhe nuk bën skena. Kërkoj respekt për Milanin dhe lojtarët e tij.
Zhoao Feliksi? Na u deshën vetëm 5 minuta për të arritur marrëveshjen me Çelsin për Zhoao Feliksin. Konseisao e donte Zhoaon. Folëm dhe vendosëm t’i besonim për projektin tonë. Ishte një negociatë shumë e shpejtë”, ka deklaruar Zllatan Ibrahimoviçi./Sport Ekspres/