Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, pret mbështetje të madhe nga tribuna kur skuadra e tij të luajë kundër Borussia Dortmundit në gjysmëfinale të Champions League. “Lojtarët janë të koncentruar, të sigurt, por jo shumë të sigurt. Vetëbesimi i tepërt nuk është i mirë. Është Liga e Kampionëve, gjysmëfinalet, nuk duhet të jemi shumë të sigurt.
Nuk duhet të harrojmë se ky është një ekip shumë i ri, më i riu në gjysmëfinalet e Champions League. Ne kemi ndërtuar diçka për të ardhmen, jo gjithçka mbyllet sot dhe unë jam krenar për këtë. Ne jemi të kënaqur që luajmë para tifozëve tanë. Ata do të jenë lojtari ynë i 12-të. Nëse do të mundja, sot do hiqja të gjitha stolat nga Parku i Princave në mënyrë që atmosfera të ishte e jashtëzakonshme”, tha Al Khelaifi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/