Trajneri i Gëangju e dënoi jo pak Jasir Asanin duke mos e aktivizuar për një kohë shumë të gjatë para nisjes së Europianit. Por duket se turneu në Gjermani ka bërë që tekniku në Korenë e Jugut të pendohet për vendimin e tij.
Uhm Ji Seong pritet të transferohet te Sëansea dhe trajneri Lee Jung Hyo ka menduar që numrin 7 t’ia kalojë Jasir Asanit. “Numri 7 do të shkojë për shqiptarin e shpejtë, Jasir Asanin. Është në formë të shkëlqyer”, tha trajneri. Në ditën e sotme, kjo skuadër arriti të fitojë në shtesë në Kupë ndaj Seognam, ndërsa Asani luajti nga minuta e parë dhe u zëvendësua në të 75. /Elio Hadjari-Sport Ekspres/