“Këtë sezon kemi mbijetuar”, Guardiola dorëzohet: Do të doja të flisja ndryshe, por e pranoj që PSG-ja ishte më e mirë se ne

Mançester Siti është pranë eleminimin nga Liga e Kampionëve. Humbja 4-2 kundër PSG-së e ka ndërlikuar së tepërmi situatën e “qytetarëve”. Pep Guardiola ka pranuar disfatën, teksa ka thënë për mediat se PSG-ja ishte ekipi më i mirë në fushë.

“E dija që do të ishte një ndeshje e vështirë. PSG-ja është një ekip i jashtëzakonshëm. Kanë vite që fitojnë. Erdhëm në këtë sitatë që erdhëm. Nuk ia dolëm dot. Do të doja të flisja ndryshe, por kur një ekip është më i mirë nuk e kam problem ta pranoj. Duhet ta harrojmë dhe të përgatisim ndeshjen kundër Çelsit dhe një finale kundër Bryzhit. Këtë gjë kemi bërë përgjatë këtij sezoni, kemi mbijetuar”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/