Milani ka barazuar me shifrat 1-1 ndaj Atalantës, në një ndeshje që shkaktoi shumë polemika. Kuqezinjtë janë të bindur se janë vjedhur në këtë ndeshje, pasi sipas tyre, penalltia e akorduar në favor të Atalantës nuk ishte e drejtë.
Ndërkohë trajneri Gasperini e sheh ndryshe situatën. “Penalltia? Është pjesë e penalltive që janë dhënë shumë. E dha VAR dhe ne e marrim pasi unë jam pjesë e asaj gjenerate trjanerësh që beson se penalltitë duhet të jenë penallti. Por këto janë lloji i 11-metërshave që i pëlqejnë shumë TV. Ne jemi këtu me meritë të madhe, edhe kundër Milanit”, tha Gasperini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Giroud in netto anticipo viene colpito dalla testa del giocatore dell’Atalanta, ma il VAR cosa fa?
Richiamo e rigore contro il Milan, siamo all’assurdo…
MA FIA. pic.twitter.com/UbVR9Updwo
— Psycho (@PsychoRebic) February 25, 2024