Khvicha Kvaratskhelia merr mbi supe Gjeorgjinë, fitore e pastër kundër Bullgarisë

Khvicha Kvarastkhelia është një prej yjeve të momentit në futbollin botëror. Lojtari i PSG po jep performanca fantastike në klub dhe në Kombëtare. Ai është pjesë e Gjeorgjisë, një Kombëtare e cila ka qenë modeste, por në kohët e fundit njeh rritje.

Pas humbjes 2-3 ndaj Turqisë në ndeshjen e parë, Gjeorgjia është rikthyer sot të fitojë 3-0 ndaj Bullgarisë. Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Khvaratskhelia, ndërsa Gagnitdze dhe Mikautadze vendosën fitoren e bukur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/